Mertens zyrtarizoi largimin nga Napoli, Interi dhe Lazio në garë për shërbimet e belgut

Dries Mertens ka refuzuar ofertën e Napolit për të rinovuar kontratën dhe tanimë është një lojtari i lirë.

Belgu nuk ka ndërmend të pensionehet, por do të shqyrtojë të gjitha ofertat që do të vijnë në drejtim të tij.

Të lidhura

None found

Mediat italiane tani raportojnë për një interesim nga ana e Inter dhe Lazio.

35 vjeçari ka bërë të ditur se preferon të luajë edhe një sezon par a pensionimit. Oferta prej 2.4 milionë euro për sezon nuk e bindi të qëndronte te Napoli.

Lojtari paraprakisht kishte një kontratë që i siguronte 4.5 milionë euro për sezon.

Inter dhe Lazio besojnë se mund të afrohen më shumë me kërkesat e lojtarit. Mbetet të shihet se cila skuadër do të jetë më konkrete në raport me sulmuesin belg.