Merr fund ëndrra e Holandës, Tulipanët largohen me turp nga Euro 2020 (VIDEO)

Holanda është eliminuar nga Euro 2020.

Tulipanët janë mposht 0-2 nga Çekia në një ndeshje mjaft të dobët.

Çekët realizuan me Holes dhe Schick në minutat 68′ 80′.

Duhet kujtuar që nga minuta e 55′ Holanda luajti me një lojtar më pak pasi Matjis De Ligt doli me karton të kuq.

Në çerekfinale, Çekia do përballet me Danimarkën.

 


Shtuar 27.06.2021 19:49