Merr formë stadiumi modern i Egnatias (FOTO LAJM)

Egnatia do të militojë sezonin e ardhshëm në elitën e futbollit shqiptar. Klubi rrogozhinas, arriti të siguronte ngjitjen në Superiore pas 16-vitesh, teksa është duke u investuar fuqishëm për ndërtimin e një stadium modern.

Ditën e sotme, presidenti i klubit, Z.Agim Demrozi, priti përfaqësuesit e FSHF-së, Eduart Gjini dhe Lysien Nurishmi, në një vizitë speciale, ku ishte i pranishëm edhe arkitekti Enea Stavre.

Në këtë takim special u diskutua mbi elementët e certifikimit sipas standarteve të FIFA-s dhe ndërtimin e tribunës qendrore dhe fushës.


Shtuar 29.05.2021 20:33