Melissa Satta rrëfehet për lidhjet me futbollistët: Boateng më plagosi, Vieri më stërviti

Melissa Satta thyen heshtjen për përfundimin e martesës me futbollistin Kevin Prince Boateng. Nga dashuria e tyre lindi i vogli Maddox, por u ndanë vitin e kaluar.

Lidhja u mbyll nga ish-mesfushori i Milanit, tashmë i çiftuar me një influencuese italiane. “Tani jam mirë, – tha ajo për “Verissimo”, – edhe nëse njëlloj dhimbjeje mbetet gjithmonë.

Kam vuajtur shumë, ishte një goditje e rëndë, sepse nuk e prisja dhe nuk ishte zgjedhja ime. Kështu shkoi, por sot jam e lumtur.

E rëndësishme është të kemi një synim të përbashkët, që në rastin tonë është Maddox, dhe prindërimi po shkon mirë”.

Melissa ishte fejuar edhe me Christian Vierin, mes viteve 2006 dhe 2011. Në atë kohë, showgirl-ja italiane ishte shumë e re dhe periudha pranë ish-sulmuesit ishte shumë “formuese”:

“Në fillim të karrierës sime, në moshën 19-vjeçare, pata një lidhje me Vierin, i cili ishte shumë vite më i madh se unë. Ajo ishte një marrëdhënie shumë e ndryshme nga të gjitha të tjerat, por që më formoi. Lidhja me Vierin më ka shërbyer shumë për jetën time. Kam kujtime të mrekullueshme nga ajo kohë”.


Shtuar 30.01.2022 14:03