Medon Berisha i thotë lamtumirë makthit të dëmtimit, debuton këtë sezon me Leccen pas 9 muajsh

Pas një pritjeje të gjatë nëntë muajshe, e shkaktuar nga një dëmtim i rëndë, mesfushori i kombëtares shqiptare, Medon Berisha, më në fund shkeli sërish në fushën e lojës. Ai regjistroi minutat e tij të para të sezonit në ndeshjen që Lecce humbi 1-0 në transfertë të hënën mbrëma, e vlefshme për javën e tretë të Serie A.

Të lidhura

None found

Berisha u hodh në lojë në minutën e 82-të, duke shënuar kështu paraqitjen e parë zyrtare që nga përballja me Pisan në dhjetor të vitit të shkuar, takim gjatë të cilit pësoi lëndimin që e mbajti jashtë fushave për kaq shumë kohë.

Megjithëse Lecce u mposht me rezultatin minimal, rikthimi i tij shihet si një shenjë shprese. Ky është një lajm i mirë si për skuadrën italiane, ashtu edhe për Kombëtaren kuqezi, e cila fiton një alternativë të vlefshme për vazhdimësinë e sezonit.

Në po këtë duel, portieri tjetër i Shqipërisë, Alen Sherri, nuk pati mundësi të kontribuonte për Cagliarin, duke e ndjekur gjithë takimin nga banka e rezervave. Goli i vetëm i sfidës i dha Cagliarit tri pikët e plota, ndërsa Lecce u largua duarbosh nga kjo përballje.


Shtuar 7.09.2026 21:33

sultanbeyli escortiptvSüperbetinMarsbahisonwinanında indexgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetCratosroyalbetPusulabetCasibomCasibomCasibomHoliganbetHoliganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetonwinjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahisextrabetjojobetCasibomjojobetmarsbahis girişBahsegelsekabetjojobetBahsegel