9 gola dhe 1 asist, këto janë shifrat e Brojës me fanellën e Southampton.
Ndoshta shifra të ulëta për një sulmues, por performanca e tij në fushën e lojës dhe karakteristikat e tij kanë bërë që shumë klube të interesohen për djaloshin shqiptar.
Sipas “Daily Mail”, sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë ka rënë në radarët e Napolit dhe Interit.
Nuk ka ende diçka konkrete, por të dyja ekipet italiane janë duke e ndjekur situatën e tij te Chelsea me vëmendje./ h.ll/albeu.com