Mediaset elozhe Asllanit: Ka personalitet

Kristjan Asllani është nota më e ëmbël e Interit dhe jo vetëm për shkak të dy golave në miqësoret e para me fanellën zikaltër. Mediaset i kushton faqen e parë në sektorin virtual të sportit mesfushorit shqiptar, duke theksuar se ai dhuroi një tjetër sinjal të rëndësishëm.

Sipas “Sportmediaset” 19-vjeçari dha të tjera sinjale rritjeje edhe është prej vetën 6 ditësh me Interin në grumbullim. Asllani tregoi personalitet dhe në fushë ka dhënë garanci se mund të jetë zëvendësuesi ideal i Brozovic.

“Pavarësisht famës mbetet me këmbë në tokë ndërsa është një nga idhujt e ri të tifozerisë zikaltër”, përfundon Mediaset.


Shtuar 17.07.2022 16:31