Më në fund Diego Costa bëhet me ekip të ri (FOTO LAJM)

Sulmuesi i njohur spanjoll, Diego Costa dikur kishte nam në futboll por emri i tij është harruar kohët e fundit.

Që nga largimi nga Atletico Madrid, në fund të vitit 2020, ai nuk është paraqitur për asnjë skuadër.

Por, pushimit të gjatë po i vije fundi. 32 vjeçari pritet të transferohet tek ekipi i Besiktasit.

Gazetari i njohur, Nicolo Schira raporton që akordi mes futbollistit dhe ekipit turk është shumë afër dhe marrëveshja mund të mbyllet shpejtë.

Besiktas i ka ofruar kontratë për 2 vite Costas me pagë 2.5 milionë euro në sezon.

Shtuar 12.07.2021 17:44