Më i miri te Atalanta, mediat italiane elozhe për Gjimshitin

Atalanta siguroi kualifikimin nga faza e grupeve të Europa League (i duhet edhe një pikë për të siguruar vendin e parë në grup) teksa bergamaskët mposhtën në shtëpi, Sturm Graz me rezultatin 1-0.

Një gol i cili u realizua nga Berat Gjimshiti, i cili falë këmbënguljes në minutën e 50, shkundi rrjetën e austriakëve. Ishte një gol special për mbrojtësin e kombëtares që realizoi pikërisht në ndeshjen numër 200 për Atalantën.

Të lidhura

None found

Një paraqitje fantastike e shqiptarit, dhe jo vetëm prej golit të realizuar pasi tashmë 30-vjeçari është shndërruar në liderin e Atalantës. Në notat pas ndeshjes, Gjimshiti ishte lojtari më i vlerësuar, së bashku me Hateboer, duke merituar notën shtatë nga Eurosport.

Gjimshiti, nota 7- “Një gol falë këmbënguljes dhe që rezultoi si goli që vendosi ndeshjen. Gjimshiti tregoi shumë nerv dhe prezencë në zonën e kundërshtarëve. Një mënyrë e shkëlqyer për të festuar ndeshjen e tij të 200 me fanellën e Atalantës”, shkruhej në përshkrimin e Eurosport për paraqitjen e Gjimshitit.

Kjo paraqitje kaq pozitive e Gjimshitit duket se vjen në kohën e duhur para grumbullimit me kombëtaren, teksa Shqipëria në dy ndeshjet e nëntorit pret të vulosë kualifikimin për në Europianin e verës së ardhshme që zhvillohet në Gjermani dhe mbrojtësi është një prej titullarëve të kuqezinjve./ SS


Shtuar më 10.11.2023 12:48

sultanbeyli escortjojobetbetgitMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibombullbahisjojobet girişbetebetholiganbetHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbetbetasus girişbetasusbetasus girişBetasusKralbetmeritkingdinamobet girişmobilbahisporno videoporno izlepornotürk porno izleporno izlepornogamdom girişgamdomdoedaporno video izlejojobetdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusu veren siteleronwinGrandpashabetcasinofastjojobet girişjojobetbetwoon