Botërori po përfundon, kemi arritur në fund, kështu që të martën na pret ndeshja e parë gjysmëfinale mes Argjentinës dhe Kroacisë, ndërsa komisioni i arbitrave ka përcaktuar edhe gjyqtarët e kësaj ndeshje.
Dueli luhet të martën në orën 20:00, ndërsa të mërkurën në të njëjtën orë do të takohen Maroku dhe Franca në gjysmëfinalen e dytë.
Arbitri kryesor i çiftit të parë gjysmëfinal, pra i ndeshjes mes Argjentinës dhe Kroacisë, do të jetë italiani i njohur Daniele Orsato.
Gjyqtari me eksperiencë i ka arbitruar tashmë argjentinasit në këtë kampionat, në ndeshjen ndaj Meksikës, ndërsa ishte në fushë edhe në duelin e parë të kampionatit mes Katarit dhe Ekuadorit. /G.D albeu.com/