“Më goditi me grusht”, Ylber Ramadani shpërthen ndaj Niko Paz: Kam dhimbje te dhëmbët, nuk rashë kot përtokë

Ylber Ramadani u shpreh i zhgënjyer me gjykimin, pas humbjes së Leçes ndaj Komos.

Ekipi i Ramadanit u mposht 0 me 3 nga Komo, ndërsa mesfushori shqiptar ka pretendime për golin e parë. Aty ku Niko Paz e goditi me grusht.

Di Françesko është i zemëruar?

“Është e vërtetë, sepse e ndryshon rrjedhën e ndeshjes. Ata shënojnë gol pas atij episodi. Unë nuk bie përtokë kot, ende kam dhimbje te dhëmbët. Shihet qartë që më godet me grusht. Kundër Lacios, Rikardo nuk e prek lojtarin e tyre, ai u hodh përtokë dhe u dha faull. Duhet të shikojnë mirë. Unë nuk bie përtokë sepse dua të bie. Jemi të zemëruar sepse e ka orientuar ndeshjen. Pastaj, deri te goli i dytë, ishim aty. Ishte momenti ynë më i mirë. Unë prisja të shënoja gol.

Ne duhej të ishim më kompaktë për të mos pësuar gol, por episodet e vendosin ndeshjen. Nuk dua ta komentoj ndeshjen, por për mua ishte një faull i pastër.

U vumë në vështirësi. Ata luajnë mirë futboll, por ne ishim aty, nuk u tërhoqëm. Deri te goli i dytë ishin në vështirësi”, tha lojtari shqiptar.


Shtuar 27.12.2025 21:42