McGregor aprovon interesimin për të blerë klubin e Chelsea

Ylli i UFC-së, Conor McGregor, ka konfirmuar se interesimi i tij për të blerë një klub futbolli është serioz, me Chelsea, Manchester United dhe Celtic që shihen si opsione të mundshme.

Të premten, McGregor shkroi në Twitter se do të dëshironte të eksploronte mundësinë e blerjes së Chelsea-t, pas njoftimit të Roman Abramovich se do të shesë klubin pas asaj nga Rusia në Ukrainë. Dy ditë më vonë, McGregor i është përgjigjur spekulimeve nëse do të tentojë të blejë Chelsean.

“Nuk flas me shaka”, ka shkruar McGregor në një postim në Twitter, të cilin më vonë e ka fshirë. “Unë po e eksploroj këtë, siç thashë.

“Celtic nga Dermot Desmond, Manchester United nga Glazers dhe tani klubi i futbollit Chelsea i sapo dalë në shitje. Të gjitha janë duke u eksploruar.

“Një blerje ekskluzive e futbollit është në të ardhmen time.”

Çmimi i kërkuar i Abramovich është tre miliardë paund, një shifër që McGregor nuk do të jetë në gjendje ta përmbushë pasi vlera e tij neto prej rreth 140 milionë paund është shumë më pak se kërkesat që do të duheshin për të blerë Chelsean.

McGregor do të duhet të formojë një konsorcium për të nisur një ofertë që do të përmbushte çmimin e kërkuar të Abramovich.

Disa kandidatë janë rreshtuar për të blerë Chelsean, duke përfshirë gjeniun e Moneyball, Billy Beane, pronarin e Fanatics, Michael Rubin, plus ofertat e mundshme nga Zvicra dhe Turqia./ h.ll/albeu.com


Shtuar 6.03.2022 17:23