Pjesa e parë e supersfidës midis Manchester United dhe Manchester City ka përfunduar me rezultatin 0-2 për miqtë.
Në minutën e shtatë Jao Cancelo mori krahun e majtë dhe dërgoi një kors drejtë zonës ku përfundoi në gol pas një devijimi nga mbrojtësi qëndror Bailly.
Ndërsa në minutën e 46’ City dyfishoi rezultatin me anë të Bernardo Silva ku përsëri protagonist ishte Jao Cancelo.
Pjesa e parë ishte shumë intensive ku Manchester City krijoi shumë raste për gol por De Gea ishte shpëtimtari I portës. United duhet të reagojë në pjesën e dytë e të dalë nga “vorbulla”e krijuar nga ekipi i Pep Guardiolës./h.ll/albeu.com