Mbyllet pjesa e parë 0-0/ Kuqezinjtë ‘kërcënojnë’ portën rivale, por pa rezultat

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Andorra–Shqipëri me rezultatin 0-0. Një duel vendimtar ku fitorja mund t’i japë kuqezinjve biletën për Play Off-in e Botërorit 2026, por Kombëtarja jonë nuk ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës.

Skuadra e drejtuar nga Sylvinho kërkon vetëm fitoren për të mbajtur gjallë ëndrrën e madhe, ndërsa sytë janë gjithashtu edhe nga “Wembley”, ku Anglia pret Serbinë. Kuqezinjtë vijnë në këtë përballje pas fitores historike ndaj Serbisë, ndërsa trajneri Sylvinho ka kërkuar përqendrim maksimal, duke paralajmëruar se përballja ndaj Andorrës “nuk është aspak e lehtë”.

Sipas kompanive ndërkombëtare të basteve, Shqipëria është favorite absolute për të marrë tre pikët në këtë transfertë. Fitorja e kuqezinjve kuotohet me koeficient 1.29, bBarazimi vlerësohet me 5.00 ndërsa fitorja e Andorrës, që do të ishte një surprizë e madhe, ka koeficientin 13.00./


Shtuar 13.11.2025 21:40