Ka përfunduar faza e parë e kampionatit “Abissnet Superiore” 2024-2025. Ndeshja e fundit e javës së 9-të ishte AF Elbasani – Partizani, që u transmetua drejpërdrejt në RTSH Sport.
Në stadiumin “Elbasan Arena” ishte një ndeshje e luftuar nga të dyja ekipet, por në fund sfida u mbyll në barazim 1-1. Pas përfundimit të fazës së parë, “Të kuqtë” kryesojnë renditjen me 16 pikë, të ndjekur nga Egnatia dhe Dinamo që kanë nga një pikë më pak (15).
Të lidhura
None found
Skënderbeu u rikthye te fitorja, pasi mundi Bylisin në transfertë me rezultatin minimal 1-0. Të shtunën u luajtën tre ndeshjet e tjera të javës së 9-të. Egnatia – Teuta dhe Tirana – Dinamo City u mbyllën në barazim pa gola 0-0. Laçi u rikthye te triumfi në shtëpi. Djemtë e Francesco Moriero fituan ndaj Vllaznisë 3-1.
Renditja tregon se do të jetë një kampionat i luftuar, pasi në përfundim të fazës së parë vetëm 2 pikë ndajnë Teutën e vendit të 6-të nga kreu i renditjes. Bylisi dhe Laçi janë dy skuadrat që aktualisht qëndrojnë në zonën që të zbret në Kategorinë e Parë.

