Mbrojtësi italian i Chelsea kërkohet nga tre klube të Serie A

Mbrojtësi i Chelseas, Emerson Palmieri që do largohet nga Londra gjatë afatit veror, ka tri oferta gati.

 

26-vjeçari ka bërë vetëm 15 paraqitje për “Blutë”, ngase para tij janë Marcos Alonso dhe Ben Chilwell.

Emerson pritet të transferohet në Itali dhe sipas gazetarit Gianluca di Marzio Napoli, Inter dhe Lazio e duan mbrojtësin.

Emerson ka bërë vetëm dy paraqitje edicionin e kaluar në Premierligë, por nuk zhvilloi asnjë minutë në finalen e LK ndaj Cityt, duke qenë zëvendësues i panevojshëm.

Italiani ka edhe 12 muaj kontratë në “Stamford Bridge”, por Chelsea është i hapur të dëgjojë oferta.


Shtuar 2.06.2021 21:37