Mbrojtësi i Manchester UTD në radarët e Milan-it

Eric Bailly i Manchester United është tashmë ndër kandidatët kryesorë për mbrojtjen e Milanit.

Sipas ‘La Gazzetta dello Sport’, kompania angleze do të kishte hapur në orët e fundit huazimin e lojtarit që aktualisht është i angazhuar në Kupën e Afrikës me Bregun e Fildishtë.

Paga e tij është gjithashtu brenda parametrave financiarë të Milanit dhe për këtë arsye është një marrëveshje që mund të realizohet realisht në javët në vijim.

Natyrisht, mbyllja eventuale nuk është ende afër, duke qenë se duhet të përcaktohen kushtet dhe kostot e së drejtës së riblerjes, kjo është në fakt formula mbi të cilën po punojnë drejtuesit e kuqezinjve./ h.ll/albeu.com


Shtuar 12.01.2022 10:01