Mbrojtësi i Inter-it , De Vrij: Unë tek Tottenham?

Emërimi i Antonio Contes si trajneri i Tottenham ka “ngopur” mediat me lajme në lidhje me merkaton që tekniku italian dëshiron të bëjë.

Një nga emrat e lakuar në merkaton e Tottenham ka qënë dhe mbrojtësi holandez i ekipit zikaltër, Stefan De Vrij. Në një intervistë për “Ziggo Sport” ai ka folur në lidhje me këtë gjë.

“I kam dëgjuar këto zëra por të jem realist nuk di asgjë. Mua nuk më ka telefonuar Conte apo ndonjë drejtues tjetër i klubit anglez.

Unë jam i fokusuar tek kombëtarja ime tani dhe tek klubi zikaltër, nuk mund të flas rreth të ardhmes time”, kështu është shprehur mbrojtësi i Inter-it, De Vrij./h.ll/albeu.com


Shtuar 12.11.2021 16:36