Nikolo Zaniolo do të jetë mungesa e madhe e Italisë për Europian. Talenti i Romës pati këputje të ligamentit në fillim të sezonit, mirëpo duke qenë se dëmtimi përsëritej për herë të dytë, lojtarit iu desh të tregohej më i kujdesshëm për rikuperimin.
Ndërkohë, Zaniolo ka treguar se i vjen keq që nuk do jetë me kombëtaren në Europian, megjithatë shprehet se të tjerët e kanë merituar në fushë grumbullimin.
“Si hiqet dorë nga një Europian? Duke menduar për të mirën e Italisë, por edhe shokëve që e kanë merituar në fushë grumbullimin. Ka gjithë jetën që i ndjek në televizion, Mançini më ka marrë shumë herë në telefon. Ai vendosi dhe më shpjegoi vendimin, e kuptoj. Por, pak hidhërim ka sepse shpresoja. Gjithsesi, në fund gjithçka do të shkojë mirë, do të ketë Europianë dhe Botërorë të tjerë”, u shpreh Zaniolo.