Mbappe tregon lojtarin që meriton Topin e Artë

Kylian Mbappe deklaron se  Lionel Messi meriton që ta fitojmë Topin e Artë.

 

“Pse i dhashë penalltinë Messit? Kjo është ajo që bëjnë shokët e skuadrës,” tha ai për “RMC Sport”.

“Ai është lojtari më i mirë në botë. Ai më la të marr penalltinë e dytë. Fatkeqësisht, unë e humba”.

Më tutje Mbappe theksoi se është një privilegj i madh të luash me Leo Messin dhe se, sipas tij, argjentinasi e meriton Topin e Artë.

“Është një privilegj të luash me të dhe do ta meritonte plotësisht Topin e Artë”, tha Mbappe.

Ndërkohë, Messi ka realizuar 3 gola në 3 ndeshje në Champions, ndërsa në Ligue One ai ende nuk e ka gjetur rrugën e rrjetës. /albeu.com/


Shtuar 20.10.2021 18:30