Mbappe shkruan histori me Francën, arrin 14 gola në Botëror dhe parakalon Messin e Pelen

Kylian Mbappe ishte protagonisti kryesor i Francës, duke shënuar dy herë dhe duke u ngjitur në kuotën e 14 golave në historinë e Kupës së Botës. Me këtë arritje, ai la pas legjendat Pele dhe Lionel Messi në listën e golashënuesve më të mirë të turneut.

Franca triumfoi 3-1 ndaj Senegalit të martën, pasi reagoi pas një pjese të parë zhgënjyese. Në suksesin e saj kontribuoi edhe Bradley Barcola, i cili realizoi golin tjetër për francezët.

Të lidhura

None found

Në 45 minutat e para, Mbappe preku topin vetëm 14 herë, shifra më e ulët mes të gjithë futbollistëve në fushë, ndërsa rrjeta mbeti e paprekur. Megjithatë, pas pushimit ai tregoi nivelin e tij dhe në minutën e 66-të i dha epërsinë Francës.

Goli erdhi pas një aksioni të ndërtuar nga krahu i djathtë, aty ku Jules Kounde dhe Michael Olise kombinuan dy herë me pasime.

Dy golat e kësaj sfide e çuan Mbappen në 14 realizime në Kupat e Botës, duke kaluar Lionel Messin dhe Just Fontaine në renditjen historike.

Tashmë ai është në të njëjtin nivel me legjendën gjermane Gerd Muller, ndërsa përpara tij mbeten vetëm Ronaldo Nazário me 15 gola dhe Miroslav Klose me 16 gola.

Sulmuesi francez vendosi gjithashtu një rekord të ri me kombëtaren, duke shkuar në 58 gola ndërkombëtarë. Në këtë mënyrë ai kaloi me një gol Olivier Giroud, që mbante rekordin e mëparshëm.

Për paraqitjen e tij, Mbappe u vlerësua me notën 8.1 nga Sofascore dhe u shpall lojtari i ndeshjes.

Franca, që synon të luajë finalen e tretë radhazi në Kupën e Botës, do të ndeshet me Irakun të hënën në Filadelfia.//


MariobetMariobetimajbetmeritbet girişcasibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelercasibomcasibomjojobetbetparkbetpark girişbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetGrandpashabetgrandpashabetjojobetCasibomCasibomGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetjojobet girişgrandpashabet giriş