Mbappe për Pogba dhe mallkimin: Më mirë do t’i besoja shokut të skuadrës

Kylian Mbappe thotë se i beson Paul Pogba-s, jo vëllait të tij.

Më herët u shfaq informacioni se mesfushori i Juventusit iu drejtua magjistari me një kërkesë për të mallkuar sulmuesin e PSG-së. Vëllai i mesfushorit Matia e ka kërcënuar Paulin që ta bëjë publike këtë informacion, duke e shantazhuar si pjesë e një grupi kriminal dhe duke i zhvatur 13 milionë euro. Kilian kontaktoi të dy vëllezërit për të zgjidhur situatën, shkruan albeu.com.

“Jo, sot më mirë do të pranoja fjalën e shokut [në kombëtaren franceze]. Është fjala e tij kundër vëllait të tij dhe unë do t’i besoj shokut të skuadrës.

Tani nuk është koha për të shtuar asgjë tjetër, jam plotësisht i shkëputur nga e gjithë kjo”, tha Mbappe. /albeu.com/


Shtuar 5.09.2022 20:29