Në një intervistë të gjatë të dhënë për “Sports Illustrated”, Kylian Mbappe ka ripërsëritur edhe situatën e komplikuar pas Euro 2021, kur mendoi të largohej nga kombëtarja pas mnungesës së mbështetjes nga Federata e Futbollit pas fyerjeve raciste të pësuara për shkak të penalltisë së humbur ndaj Zvicrës.
“Mendova se nuk mund të luaja për njerëzit që mendojnë se jam majmun. Por më pas mora pak kohë për të menduar dhe të gjithë më inkurajuan. Të largohesha nuk do të ishte një mesazh i mirë, sepse mendoj se jam një shëmbull për shumë njerëz.”
Ai gjithashtu foli edhe për ndikimin e Macron për të qëndruar te PSG.
“Ka pasur disa thirrje nga ai. Më tha ‘E di që dëshiron të largohesh. Dua të të them se je i rëndësishëm në Francë dhe unë nuk dua që ju të largoheni. Ti ke mundësinë të shkruash historinë këtu, të gjithë ju duan.’
Unë i thashë se e vlerësoja, ishte vërtetë një çmenduri dhe e pazakontë që ju telefonon presidenti dhe ju kërkon të qëndroni”, është shprehur Mbappe./ h.ll/albeu.com