VIDEO / Mbappe kopjon Cristiano Ronaldon në prezantim, me vetëm tre fjalë elektrizon mijëra tifozë në Santiago Bernabeu

Është dita e Kylian Mbappes te Real Madridi dhe tanimë francezi është prezantuar në Santiago Bernabeu.

Pasi ka kryer vizitat mjekësore dhe ka nënshkruar kontratën, Mbappe është prezantuar para 80 mijë tifozëve madrilen.

Ai ka folur gjerë e gjatë si lojtar i ri i Los Blancos, megjithatë një moment e ka kopjuar Cristiano Ronaldon.

Ashtu siç kishte bërë CR7 15 vite më parë, njësoj ka bërë edhe Mbappe duke elektrizuar të pranishmit në Santiago Bernabeu.

“Një, dy, tre… Hala Madrid”, thoshte Cristiano më parë, derisa të njëjtën e ka bërë edhe Mbappe.

Kjo ka bërë që tifozët të shpërthejnë dhe të duartrokasin duke thirrur në kor emrin e sulmuesi francez. /Telegrafi/


Shtuar 16.07.2024 16:42