Kylian Mbappe u ka kërkuar kohë drejtuesve të Paris Saint Germain për të vendosur në lidhje me të ardhmën e tij.
Lojtari po lidhet vazhdimisht për një kalim te Real Madridi në fund të sezonit, mirëpo ende nuk ka asgjë zyrtare.
Sot pas takimit me krerët e klubit spanjoll, kur edhe pritej një vendim në lidhje me të ardhmën e francezit, raportohet se futbollisti sërish ka ngurruar të jetë i prerë, duke thënë se i duhet kohë.
Kështu thotë edhe Fabrizio Romano i cili ende pohon që lojtari është ende në mëdyshje.