Mbappe dëmtohet ndaj Metz, në dyshim për ndeshjen me Manchester City-n (VIDEO)

Kylian Mbappe ka pësuar një lëndim dhe është larguar nga loja në minutën e 87’të.

Paris Saint Germain ka shënuar fitore 3 me 1 kundër Metz, me dy gola nga Mbappe dhe një nga Icardi.

Në minutën e 87’të, Mbappe pësoi një lëndim në kyçin e këmbës dhe u detyra të largohet nga loja.Nuk dihet ende shkalla e lëndimit, por trajnerit Pochettino i ka hyrë frika – pasi skuadra e PSG-së të mërkurën luan ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Manchester Cityt.


Shtuar 24.04.2021 19:22