sport

“Mbajeni atë”, legjenda Adrian Mutu e konsideron Albion Rrahmanin si sulmuesin më të mirë në Rumani

Adrian Mutu është i bindur se Albion Rrahmani është qendërsulmuesi më i mirë në Superligën Rumune dhe këshillon ekipin e Rapid Bukureshtit që të përpiqen të mos e shesin atë.

Albion Rrahmani ka impresionuar te Rapidi që në sezonin e parë duke shënuar 16 herë në 20 ndeshje.

Në media doli informacioni se Benfica e Lisbonës dëshiron ta transferojë atë dhe se po përgatit një ofertë prej tetë milionë eurosh. Ditët e fundit gazetarët gjermanë kanë folur edhe për interesimin e Werder Bremenit, skuadër që zë vendin e 11-të në Bundesligë.

Legjenda rumune, Mutu është shprehur i kënaqur me Albion Rrahmanin dhe për të thotë se është “numri 9” më i mirë në kampionatin elitar rumun.

“Mendoj se ai është një sulmues shumë i mirë. Mendoj se është “numri 9” më i mirë në kampionatin tonë. Mendoj se këtu më pak varet nga Rrahmani, por nga planet e ardhshme që Rapid ka bërë për të ardhmen”, ka thënë fillimisht Mutu për Digisport.ro, përcjell Telegrafi.

“Ju gjetët një sulmues si Dugandzic sezonin e kaluar, e keni Rrahmanin dhe mendoj se do të ishte mirë ta mbani atë. Edhe nëse Rapidi po kalon një kohë të vështirë dhe shumë njerëz prisnin që ekipi të ishte kampion ose të luftonte për titullin deri në fazën e fundit, mendoj se në përgjithësi është mirë në tabelë”.

Mutu është i bindur se Rapid ka fuqi financiare për të mbajtur Rrahmanin.

Rapidi shpenzoi këtë sezon gati shtatë milionë euro për transferimet e lojtarëve dhe Mutu është i bindur se Dan Sucu, aksioneri kryesor dhe Victor Angelescu, i cili zotëron 20 për qind të aksioneve, mund të përballojnë të mos shesin lojtarët e rëndësishëm. Madje ai i këshillon që ta forcojnë ekipin.

“Nuk mendoj se tani aksionerët e Rapidit kanë nevojë për ndihmë nga ana financiare. Përkundrazi, kanë mundësi ta mbajnë Rrahmanin. Dhe na duhet një shtytje për të sjellë lojtarë të tjerë pranë Rrahmanit që të mund të sulmojmë titullin vitin e ardhshëm”.

“Vetëm kështu mund të fshini kënaqësinë e tij për të luajtur në një kampionat si Bundesliga”, përfundoi legjenda rumune.

Ndryshe, Mutu është “i lirë nga kontrata” pas largimit nga CFR Cluj. Ai ka qenë edhe trajner te Rapidi, nga ku është larguar pak ditë para fillimit të këtij sezoni. Në vend të tij u soll Cristiano Bergodi. Trajneri italian u zëvendësua nga Bogdan Lobont, pas katër fazave të play-off-it. /Telegrafi/

të fundit

Do ta kandidojë Alimehmetin? Gara për Tiranën, Berisha: PD ka figura të shquara, por…

Teksa kryesocialisti Edi Rama propozoi Ogerta Manastirliun për drejtimin e Bashkisë Tiranë, është radha e të djathtëve të zgjedhin kandidatin…

3 minutes ago

Zhegrova dhe Openda prezantohen te Juventusi: Një ëndërr që u bë realitet

Në ditën e fundit të merkatos, Juventusi ka sjellë dy përforcime të rëndësishme: Edon Zhegrova dhe Lois Openda. Sot, të…

16 minutes ago

Dëshirë e Kombëtares dhe Kosovës, sulmuesi 17-vjeçar stërvitet me ekipin e parë të Bajern Mynih

Yll Gashi, është stërvitur me ekipin e parë të Bajern Mynih gjatë kësaj jave. 17-vjeçari është vendosur nën urdhrat e…

31 minutes ago

Veliaj rekurs për herë të dytë në Gjykatën e Lartë kundër masën së sigurisë “arrest me burg”

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka bërë rekurs për herë të dytë në Gjykatën e Lartë, kundër masës së sigurisë…

46 minutes ago

Irlanda kërcënon të tërhiqet nga Eurovisioni nëse Izraeli merr pjesë

Transmetuesi shtetëror irlandez RTÉ ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në Konkursin Evropian të Këngës Eurovision 2026 "nëse…

54 minutes ago

Parlamenti Evropian bën thirrje për njohjen e Palestinës

Asambleja e BE-së votoi në favor të një rezolute jo-detyruese, të dakordësuar nga grupet e shumicës qendrore. Parlamenti Evropian miratoi…

1 hour ago