Massimiliano Allegri shkarkohet nga Juventusi

Juventusi ka shkarkuar nga posti i trajnerit, Massimiliano Allegrin. Ky i fundit nuk do të jetë më trajner i Juventusit, me klubi bardhezi që e ka shkarkuar edhe pse disa ditë më parë skuadra fitoi Coppa Italia.

Ende nuk ka asgjë zyrtare nga vetë klubi torinez, por lajmin e ka ‘zyrtarizuar’ eksperti i merkatos, Fabrizio Romano.

“Juventus ka shkarkuar Massimiliano Allegrin. Vendimi është marrë pas fitimit të Kupës së Italisë, Allegri po mendon për një aventurë të re. Juventusi tashmë i ka ofruar një kontratë 3-vjeçare Thiago Mottas që është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e ekipit”, shkruan Fabrizio.

56-vjeçari nga Livorno e mbyll kështu përfundimisht me Juventusin, ekip të cilin e drejtoi dy herë, në dy periudha të ndryshme.

Allegri ishte në krye të ekipit në sezonet 2014-2019 dhe më pas u rikthye në vitin 2021, për të qëndruar deri më sot, kur bardhezinjtë vendosën ta shkarkonin.


Shtuar 17.05.2024 17:37