Martin Zubimendi transferohet te Arsenali, e konfirmon Fabrizio Romano

Arsenali është pranë finalizimit të një prej goditjeve më të rëndësishme të kësaj vere në mesfushë.

Sipas raportimeve më të fundit, londinezët kanë arritur marrëveshje të plotë me Martin Zubimendin, futbollistin spanjoll të Real Sociedadit, i cili ka qenë një nga objektivat kryesorë të trajnerit Mikel Arteta.

Mesfushori 25-vjeçar pritet të jetë një përforcim strategjik për Arsenalin në sezonin e ri, me qëllim që skuadra të rivalizojë seriozisht për titullin në Ligën Premier dhe të jetë konkurruese në Ligën e Kampionëve.

Lajmin e ka konfirmuar gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, i cili ka dhënë edhe shenjën e famshme të konfirmimit.

“Martin Zubimendi ka arritur marrëveshje të plotë për t’u bashkuar me Arsenalin dhe kjo është e konfirmuar”

“‘Here we go’-ja për Zubimendin ka qenë në fuqi që nga maji, pasi ekziston marrëveshje për çdo detaj të këtij transferimi.

“Mesfushori do t’i nënshtrohet testeve mjekësore dhe do të nënshkruajë kontratën me Arsenalin në javët në vijim, pa ndonjë ndryshim në plane”.

“Real Sociedad do të përfitojë një shumë rreth 65 milionë euro, e cila do të paguhet me këste si pjesë e negociatave dhe gjithçka është dakorduar”, ka shkruar Romano.