Situata e Martin Odegaard është bërë paksa e sikletshme . Arsenali investoi një shumë të madhe parash për ish-lojtarin e Real Madridit me shpresën se ai do të ishte një nga emrat e duhur në skuadër.
Por nuk ka qenë kështu. Norvegjezi nuk po e gjen versionin e tij më të mirë deri më tani këtë sezon te Topçinjtë. Prania e Emile Smith Rowe e ka lënë mënjanë.
Dhe tani klubi po mendon për inkorporimin e Sterlingut, i cili do ta dënonte edhe më shumë. Moment i keq për ish-Madridistin. r.t/albeu.com