Marotta: Dybala? Është normale të tentosh një lojtar si ai

Giuseppe Marotta, CEO i Interit, foli për ‘Mediaset’ para ndeshjes kundër Empolit.

“Kupa e Italisë bëhet objektiv, Interi duhet të marrë maksimumin nga të gjithë trofetë në të cilët merr pjesë.”

Scamacca dhe Frattesi?
“Unë e përgëzoj Carnevalin për rritjen e talenteve dhe për punën e bërë. Është normale që ka vëmendje, edhe Interi i shikon me vëmendje këto talente. Ne të gjithë punojmë për të forcuar Interin veçanërisht duke parë “made in Italy”.

Interi do t’i ofrojë kontratë Dybala-s?
“Kur dikush si ai skadon, është normale të afrohesh me klube të rëndësishme dhe këto diskutime po përsëriten. Pastaj kujtojmë se kemi një paketë profesionistësh që po i përgjigjen mirë kërkesave tona.

Menaxhmenti duhet të jetë shumë ambicioz në gjetjen e lojtarëve dhe rritjen e lojtarëve. Duhet të bëhen përpjekje, pavarësisht nëse kemi sukses apo jo. Departamenti teknik na jep garanci për të tashmen dhe të ardhmen, Inzaghi është i kënaqur me katër sulmuesit.”

Pse të gjithë duan të kthehen në Inter?
“Nuk e di, ne e shikojmë të gëzuar të tashmen, ka një strukturë solide, ka një apel të fortë, kjo është një arsye që të gjithë të krenohen.”/ h.ll/albeu.com

 


Shtuar 19.01.2022 21:11