Marotta: Allegrin e telefonuam për Inter, me të Juventusi për titull

Drejtori i Interit, Beppe Marotta e konfirmon se ishin në bisedime me Max Allegrin dhe Simone Inzaghi për të zëvendësuar Antonio Conten.

Ai foli për garën për titullin e kampionit me Juven dhe e vlerësoi lartë trajnerin italian të Zonjës së Vjetër.

“Juventusi ka një lider me shumë përvojë si Allegri dhe ai ushtroi një mentalitet të fortë në ekipin e tij. Me vështirësitë e tyre, përfshirë lëndimet, ata janë ende jashtëzakonisht konkurrues”.

“Sa për ne, ne duhet ta shohim këtë sfidë si motivim. Mediat po vazhdojnë vazhdimisht për përballjen e 4 shkurtit, por ne kemi parë që pikët humben ndaj skuadrave të mesit të tabelës, kështu që nuk besoj se ajo ndeshje do të jetë vendimtare për Scudetto”, deklaroi Marrota.

Drejtori i Interit, ka punuar me Allegrin te Juventusi, ndaj nuk e mohon se ky i fundit ishte një nga trajnerët të cilin e ka thirrur kur Conte njoftoi se po largohej nga Interi.

“Ne duhej të kontaktonim trajnerët kur e dinim se do të kishte një ndryshim dhe shkuam për ata që ishin të lirë. Në atë kohë, ishin Allegri dhe Inzaghi, por ne jemi shumë krenarë që sollëm Inzaghin, me gjithë respektin e duhur për Allegrin”, deklaroi Marrota. /Telegrafi/


Shtuar 13.01.2024 22:37