Enzo Maresca shprehet optimist se Manchester City do të arrijë të gjejë një zëvendësues afatgjatë për Rodrin, i cili është transferuar te Barcelona pas shtatë vitesh në “Etihad”.
Të lidhura
None found
Mesfushori spanjoll u largua pasi u kthye në një prej lojtarëve më të spikatur në botë dhe fitoi edhe “Topin e Artë” në vitin 2024.
Sipas Marescës, historia e klubit tregon se City ka ditur të reagojë sa herë ka humbur futbollistë të rëndësishëm. Rodri ishte afruar fillimisht për të marrë vendin e Fernandinhos, por me kalimin e kohës u bë një nga shtyllat e suksesit të skuadrës.
“Tani duhet të përpiqemi të gjejmë Rodrin e ri. Kjo është realiteti dhe duhet ta pranojmë. Kur Rodri erdhi këtu, ai ende nuk kishte fituar Topin e Artë, Ligën e Kampionëve apo Kupën e Botës për Klube”, deklaroi Maresca.
Ai shtoi: “Pas transferimit te klubi, Rodri arriti shumë suksese të mëdha. Objektivi ynë tani është të gjejmë lojtarin që mund të bëhet Rodri i ri”.
Maresca solli në vëmendje edhe shembuj të tjerë të zëvendësimeve të suksesshme që Manchester City ka bërë pas largimit të figurave të mëdha.
“Mbrëmë po mendoja për periudhën kur David Silva luante këtu dhe të gjithë pyesnin se çfarë do të ndodhte pas tij. Më pas mbërriti Kevin De Bruyne. E njëjta situatë u përsërit me Agueron, përpara se të vinte Erlingu, si dhe me Fernandinon, pas të cilit erdhi Rodri”, tha ai.
“Këto janë pjesë e ndryshimeve që ndodhin në futboll. Kur një lojtar largohet, duhet të rekrutojmë pasuesin e tij. Është diçka normale. Duhet të ecim përpara dhe të provojmë përsëri”, përfundoi Maresca.
