Trajneri i Fulham, Marco Silva, ka insistuar se klubi është në kërkim të një sulmuesi dhe lajmet që e lidhin me Armando Brojën e Chelseat vazhdojnë të vërshojnë.
Broja është vënë në shtije nga Chelsea, ku klubi londinez pranon edhe huazim me të drejt blerje.
“Dëshira për një sulmues të ri nuk është vetëm sepse Raul Jimenez është i dëmtuar. Edhe me Raulin në skuadrën tonë, ne shitëm një sulmues për një shumë të madhe parash verën e kaluar dhe ende nuk e kemi zëvendësuar”.
“Ishte e rëndësishme verën e kaluar dhe ishte e rëndësishme në fillim të këtij afati”.
“Broja? Nuk do të bëj komente për lojtarët, thashetheme dhe të gjitha këto gjëra. Kjo është diçka që nuk do ta bëj”, deklaroi Marco Silva.
Chelsea kërkon 5.8 milion euro për huazimin e Brojës, gjë që është shumë e madhe për Fulham aktualisht./Telegrafi/