Skuadra e Juventusi është duke kaluar një moment të vështirë në këtë fillim sezoni dhe këtë e konfirmoi humbja e fundit ndaj Monzës, kundërshtar që deri në atë ndeshje kishte vetëm një pikë në kampionat.
“Zonja e Vjetër” krijoi pritshmëri pasi në merkato u afruan disa lojtarë cilësorë, por deri tani nuk është reflektuar edhe pse Pogba ende nuk ka debutuar për shkak dëmtimi, apo Chiesa që vazhdon rikupërimin.
Pas kësaj situata e ardhmja e Allegrit është duke u diskutuar edhe pse klubi deri më tani i ka dhënë besim.
Se fundmi kundër trajnerit Allegri ka dalë edhe ish-lojtari i Juventusit, Claudio Marchisio i cili fton klubin që të mos presë Kupën e Botës për të ndryshuar trajnerin.
“Problemi nuk është se Juventusi humbey, mund të humbasin, por problemi është humbja ndaj Monzas me pa goditur asnjë herë në portë. Ka një shkëputje mes skuadrës, trajnerit dhe klubit. Nervozizmi i Di Maria pasqyron atë që po ndodh brenda klubit, një lojtar më përvojë si ai nuk e bën kalloj atë veprim. Por për tej individit, kjo skuadër nuk arrin të luajë dhe kyë është aspekti shqetësues. Nuk do të doja të prisni pushimin e Kupës së Botës për të ndryshuar trajnerin”, është shprehur ish-lojtari./albeu.com