Marcelo ka kryer detyrimet si një qytetar në zgjedhjet e Madridit. Ai u paraqit në mëngjes në qendrën e votimit, Liceo de La Moraleja për të shërbyer si anëtar alternativ.
Edhe pse ishte raportuar se lojtari brazilian nuk do të udhëtoj me ekipin e Real Madridit për në Londër, duket se gjërat tashmë kanë ndryshuar.
Marcelo është nisur për në shtëpi dhe pritet të bëhet gati që të udhëtoj me ekipin madrilen për në Londër nga ora 10:30.
Real Madrid luan ndeshjen e dytë gjysmëfinale në UEFA Champions League (të mërkurën) kundër Chelseat.
Ndeshja e parë e zhvilluar mes klubit spanjoll dhe atij anglez përfundoi me rezultat të barabartë 1 me 1.
?| Marcelo during his supervision election desk this morning [via @SQuirante]
— Real Madrid Info ³⁴ (@RMadridInfo) May 4, 2021