Lajmi që shkaktoi largimin e Zidane (FOTO LAJM)

Trajneri francez ka dhënë disa detale për largimin e tij në një letër të hapur.

Real Madridi kurrë nuk ka qenë larg titujve kryesor të mediave dhe atyre, s’paku kishte raste para se të vinte Zinedine Zidane, por trajneri francez, i cili lëshoi një granatë dorë në drejtim të Valdebebas, duke e bërë të qartë arsyet që bënë që ai të largohet nga klubi.

Derisa ka disa faktorë të ndryshëm të cilat bën që ai ta marrë këtë vendim, një incident bëri që Zidane të eksplodoi dhe të vinte në pikëpyetje vazhdimin e tij me Los Blancos. Zidane duket se është ndier se nuk ka mbështetjen e klubit gjatë momenteve të vështira të sezonit dhe ai e kishte parë që klubi nuk e mbështeste atë sidomos për lajmet në media që vinin në pikëpyetje punën e tij apo kur sugjeronin që ai është afër shkarkimit.

MARCA disa herë kishte folur për të ardhmen e afërt me Zidane në humbjen e parë të tij në Ligën e Kampionëve kundër Shakhtar Donetsk, e cila ishte humbja e pestë në 15 ndeshje zyrtare, derisa El Espanol dhe El Mundo të dyja shkruan se trajneri është në rrezik të shkarkimit.

Në janar pati përsëri dyshime në Superkupën e Spanjës dhe eliminimin nga Kupa e Mbretit ku thuhej se përfundon cikli i Zidane në Real Madrid, një titull kryesor që ishte edhe në Marca. Pas tërë këtyre pengesave, Zidane filloi një luftë me shtypin jo të famshëm në Valdebebas ku në një konferencë për shtyp ai tha se lojtarët po punojnë më shumë se kurrë për të fituar.

“Na lejoni të luftojmë për ligën deri në fund për shkak se, aq sa di unë, Real Madridi janë kampion. Ju gjithmonë thonë që në fund të sezoni gjërat ndryshojnë, atëherë ma thoni në fytyrë që do të këtë ndryshim trajneri, mos e thoni pas shpinës sime”, shpjegoi Zidane. /GazetaExpress/


Shtuar 31.05.2021 23:37