Marash Kumbulla është zyrtarisht pjesë e Sasuolos. Një lajm i fundit vjen nga Italia, mbrojtësi i Kombëtares ka hedhur firmën me ekipin tjetër në Serinë A.
Kumbulla ka mbyllur me sukses edhe testet mjekësore. Sa i përket formulës së transferimit, bëhet fjalë për një huazim 6 mujorsh nga Roma. /Sport Ekspres/