Trajneri italian, Roberto Mancini tashmë ka vendosur për gjuajtësit e penaltive.
Sipas La Gazzetta dello Sport, selektori italian, Roberto Mancini ka vendosur për gjuajtësit e penaltive ndaj Austrisë.
Italia njihet për cilësitë e saj në fazën e penaltive në Kampionate Evropiane dhe Kupat e Botës.
“Azzurrët” kanë triumfuar në shumë ndeshje gjatë penaltive, ku më e famshmja është ajo e vitit 2006 ku në penalti mposhtën Francën për ta fituar Kupën e Botës.
Ata sot do të ndeshen me Austrinë në kuadër të ndeshjes së parë të fazës së eliminimit të “Euro 2020”.
Sipas gazetës, pesë të zgjedhurit e Mancinit për penalti janë: Jorginho, Ciro Immobile, Francesco Acerbi, Domenico Berardi dhe Leonardo Bonucci.