Manchester United po shqyrton mundësinë e transferimit të Ziyech

Pas “bllofit” të Ten Hag me inkorporimin e ish-lojtarit të tij Antony, trajneri holandez po shikon një nga lojtarët që Chelsea ka në listën e daljeve, Ziyech.

Siç raportohet nga The Sun , United është në kërkim të një anësori dhe duket se ka gjetur alternativën për Antony te lojtari maroken i Chelseat.

Ziyech më parë ishte pranë Milanit, por operacioni u zbeh me kalimin e kohës, e lojtari duket se do të ndryshojë destinacion, por do të mbetet në Angli./albeu.com