Manchester United përgatit ofertën e majme për Sanchon

Karriera e Jadon Sancho te Borussia Dortmund raportohet se po shkon drejt fundit dhe largimi i tij është i pashmangshëm.

TodoFichajes raporton se Manchester United veçse ka përgatitur parat për të transferuar reprezentuesin e Anglisë.

Në parim, Dortmund kërkoi 100 milionë euro për transferimin, por situata ekonomike e klubit së bashku me mjedisin e pasigurt në treg bën që ata të duhet të ulin çmimin e tyre.

Kësisoj, ‘Djajtë e Kuq’ thuhet se janë gati të shpenzojnë bankat e tyre dhe të dhurojnë 90 milionë euro për Sanchon.

Lojtari ka kaluar nëpër disa lëndime këtë sezon dhe nuk e ka zhvilluar sezonin më të mirë të mundshëm.


Shtuar 12.05.2021 09:11