Manchester United ofron kartonin e Lindelof në përpjekje për të transferuar yllin e Interit

Manchester United raportohet se kanë shprehur gatishmërinë për të përfshirë kartonin e Victor Lindelof si pjesë e ofertës për të transferuar mbrojtësin francez të Interit, Benjamin Pavard.

Lindelof së fundmi u rikthye nga një lëndim që e la atë jashtë fushave për dy muaj dhe ka luajtur në pjesën e dytë në fitoren e Manchester United ndaj Aston Villës të dielën.

Reprezentuesi suedez ishte një startues i padiskutueshëm për United në muajt shtator dhe dhjetor, por rikthimi i Raphael Varane dhe rikthimi i formës nga Harry Maguire, ka bërë që e ardhmja e tij në klub të jetë e pasigurt.

Tani është raportuar se Erik Ten Hag do ta lejojë largimin e tij, në rast se kjo do t’i lejonte atij transferimin e një qendërmbrojtësi tjetër.

Revista italiane Inter Live pretendon se një opsion për United është përfshirja e kartonit të Lindelof në ofertën për të blerë ish-fituesin e Kupës së Botës me Francën, Benjamin Pavard.

Pavard i cili u transferua tek Interi nga Bayern Munich verën e kaluar, thuhet se ka një çmim prej 40 milionë eurosh dhe gjiganti italian nuk po e konsideron shitjen e tij.

Kjo nuk do të ishte hera e parë që “Djajtë e Kuq” do të shprehnin interesim për francezin, pasi edhe gjatë kohës sa ai ishte pjesë e Bayernit kishte tërhequr interesimin e tyre, por një lëvizje e tillë në atë kohë nuk ishte e mundur, për shkak të rregullave strikte të ‘Fair-play financiar’./Telegrafi/