Manchester United mund të përgatitet të ndahet me mesfushorin e ri tunizian, Hannibal Mejbri, sipas raportimeve të fundit. Pas huazimit te Sevilla, gjigantët anglezë po mendojnë seriozisht ta shesin atë përgjithmonë në afatin kalimtar të verës.
Mejbri, i cili iu bashkua Manchester United në vitin 2019 nga Monaco, shihej si një nga perspektivat më të ndritura në futbollin francez në atë kohë.
Megjithatë, me gjithë ngritjen e tij të shpejtë në radhët e të rinjve të klubit anglez, ai ende nuk ka arritur të vendoset si titullar në ekipin e parë.
Pas një huazimi me Birmingham City në sezonin 2022/23, ku ai kishte kohë të kufizuar në fushë, Mejbri u huazua sërish në afatin kalimtar të dimrit te Sevilla.
Megjithatë, koha e tij në Estadio Ramon Sanchez Pizjuan ka qenë po aq e pakët, me vetëm 37 minuta lojë në tri paraqitje gjatë gjashtë javëve.
Edhe pse Sevilla ka opsionin për të nënshkruar me Mejbrin përgjithmonë për 15 milionë euro, duket se ata nuk kanë ndërmend ta ushtrojnë atë në fund të sezonit aktual.
Kjo do të thotë se mesfushori i ri do të kthehet në Old Trafford në qershor, por e ardhmja e tij në klubin anglez është e pasigurt.
Me Mejbrin që ka të ngjarë të lëvizë përgjithmonë gjatë verës, klubet e tjera të Ligës Premier mund të vëzhgojnë situatën nga afër.
Megjithatë, rikuperimi i 15 milionë eurove që Manchester United mund të kërkojë për të mund të jetë i vështirë, duke ngritur pikëpyetje mbi të ardhmen e tij afatgjatë.
Afati i ardhshëm i transferimeve do të jetë vendimtare për të ardhmen e Hannibal Mejbrit, qoftë përmes një lëvizjeje të përhershme apo huazimit.
Por, ajo që duket e qartë është se koha e tij në Old Trafford mund të përfundojë, pa një të ardhme të ndritur në klub. /Telegrafi/