Manchester United i ofron rinovimin mesfushorit Bruno Fernandes

Pavarësisht se kontrata e Bruno Fernandes përfundon në 2025-ën, drejtuesit e Manchester United kanë nisur bisedimet me menaxherët e portugezit për zgjatjen e mëtejshme të qëndrimit të tij në Old Trafford.

26-vjeçari zhvilloi një sezon fantastik me fanellën e “djajve të kuq” ku në 37 aktivizime realizoi 18 gola. Sipas mediave angleze, mesfushori pritet të firmosë së shpejti kontratën e re nga e cila do të përfitojë një pagë prej 200 mijë paund në sezon.


Shtuar 24.05.2021 14:02