Darwin Nunez po afrohet gjithnjë e më shumë me Anglinë, sidomos me Liverpool, si zëvendësuesi më i mundshëm me Sadio Mane. Sulmuesi urugaian, pas përfundimit të sezonit fantastik, ka tërhequr vëmendjen e gjysmës së Evropës, përfshirë atë të Manchester United, i cili, siç shpjegon “The Sun”, është ende në garë për të rrëmbyer bomberin e talentuar nga Benfica.
Por, sërish në gazetën angleze, lexojmë se marrëveshja po afrohet gjithnjë e më shumë, më Nunez i cili tashmë ia ka besuar të ardhmen e tij Jurgen Klopp-it për një transferim te Liverpool./ h.ll/albeu.com