E diela e javës së 24-ët të Premier League sjell i sukses Tottenhamit, fitues 2-0 në derbin londinez ndaj Brentford. Janelt 29’ (autogol) dhe Sarr 87’ vendosën ndeshjen për Spurs. Skuadra e drejtuar nga Postecoglou ndërpret kështu një thatësirë ntë ligë që zgjat që nga mesi i dhjetorit.
Spurs ngjiten në kuotën e 27 pikëve, ndërsa Brentford mbetet në 31 pikë.
Në sfidën tjetër, Crystal Palace vendos heshtjen në Old Trafford duke fituar me rezultatin 2-0 kundër Manchester United falë dygolëshit të shënuar nga Mateta(64’ dhe 89’).
Crystal Palace arriti kështu fitoren e pestë në gjashtë ndeshjet e fundit jashtë fushe dhe ngjitet në 30 pikë, duke kaluar United në renditje. “Djajtë e Kuq” mbeten të mbërthyer në 29 pikë.