Manchester City ka bërë zyrtarizimin e transferimit të Allan Eliasit nga Palmeiras. Anësori brazilian, 22 vjeç, ka nënshkruar një marrëveshje pesëvjeçare me kampionët e Anglisë.
Kalimi i Eliasit përfaqëson përforcimin e gjashtë të klubit anglez në merkaton e verës, ndërsa për kartonin e tij Manchester City ka paguar rreth 40 milionë euro.
Të lidhura
None found
Hugo Viana, drejtor i Manchester Cityt, ka vlerësuar lart cilësitë dhe potencialin e futbollistit brazilian.
“Allan është një lojtar vërtet emocionues dhe besojmë se do të jetë një përforcim i madh për skuadrën. Ai ka treguar gjatë karrierës së tij të shkurtër se është i gatshëm të punojë fort për t’u bërë versioni më i mirë i vetes”, deklaroi Viana.
Elias ka lindur në Florianopolis dhe e ka nisur formimin te akademia e Sao Paulos. Më pas ai vijoi zhvillimin te Palmeiras, ku regjistroi 96 paraqitje me ekipin e parë.
Pas zyrtarizimit, lojtari nuk e fshehu entuziazmin për transferimin në Premier League.
“Ky është një moment surreal për mua. Manchester City, me gjithçka që ka fituar gjatë 15 viteve të fundit, është një nga klubet më tërheqëse në botë për futbollistët. Të jem këtu sot dhe të them se jam bërë pjesë e tyre është momenti më krenar i jetës sime”, u shpreh Elias.
Braziliani nënvizoi se ruan një lidhje të fortë me Palmeirasin, megjithatë tha se zgjedhja për t’iu bashkuar Manchester Cityt ishte e qartë.
“E dua Palmeirasin dhe gjithmonë do ta dua, por vendimi për të ardhur te City ishte i lehtë”, shtoi ai.
Allan Elias synon të ndjekë shembullin e bashkëkombësve Gabriel Jesus, Ederson dhe Fernandinho, të cilët kanë fituar trofe të Ligës Premier me Manchester Cityn.
Me këtë afrim, klubi anglez vijon strategjinë e investimit te lojtarët e rinj, ndërsa 22-vjeçari shihet si një alternativë e rëndësishme për repartin ofensiv në sezonet e ardhshme.
Përpara Eliasit, gjatë kësaj vere në “Etihad” janë transferuar edhe Elliot Anderson, Geronimo Rulli, Ayyoub Bouaddi, Jeremy Monga dhe Pierce Charles.
