Manchester City ndodhet pranë marrëveshjes për transferimin e mesfushorit të Lille, Ayyoub Bouaddi, me përfundimin e operacionit që pritet të ndodhë gjatë ditëve në vijim, raporton Manchester Evening News.
Të lidhura
None found
Procesi i negociatave mes dy klubeve ka marrë më shumë kohë nga sa ishte menduar në fillim, pasi palët ende nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për një marrëveshje përfundimtare.
Pavarësisht zgjatjes së bisedimeve, drejtuesit e Manchester Cityt nuk kanë shfaqur shqetësim, veçanërisht pasi klubi anglez mbetet aktualisht i vetmi që po këmbëngul seriozisht për talentin francez.
Ngadalësimi i procedurave ka sjellë pakënaqësi te tifozët e Cityt, por në ambientet e klubit mbizotëron bindja se transferimi do të mbyllet shumë shpejt.
Pas përfundimit të marrëveshjes për Bouaddin, kampionët e Anglisë mund të shqyrtojnë edhe mundësinë e transferimit të Enzo Fernandez. Manchester City vazhdon ta ndjekë mesfushorin e Chelseat, megjithëse më herët ishte tërhequr nga ideja për ta afruar atë gjatë kësaj vere.
Fernandez thuhet se do ta mirëpriste një kalim te City, ndërsa Chelsea është i gatshëm të negociojë shitjen e tij nëse mbërrin oferta e përshtatshme.
Vlera e transferimit përbën pengesën kryesore, pasi Chelsea kërkon rreth 100 milionë euro. Kjo shumë është aktualisht më e lartë se shifra që Manchester City është i gatshëm të ofrojë, por pozita e klubit anglez në negociata mund të forcohet me afrimin e fundit të merkatos.
Emri i Manchester Cityt është lidhur edhe me Adam Wharton, mesfushorin e Crystal Palace. Megjithatë, ai nuk është parë si një objektiv realist gjatë pjesës së parë të verës, pasi Palace kishte deklaruar qartë se nuk synonte ta shiste lojtarin.
Për momentin, transferimi i Bouaddit mbetet opsioni më konkret dhe Manchester City pritet ta përfundojë marrëveshjen për talentin e Lille në ditët e ardhshme.
