Manchester City nuk dorëzohet, Haaland i dhuron fitoren në “frymën e fundit” (VIDEO)

Manchester City ka marrë një fitore të vuajtur edhe pse ka dominuar totalisht ndeshjen e sotme ndaj Fulham, ku rezultati përfundimtar ishte 2-1.

Në minutën e 16-të, Gundogan asiston për sulmuesin e talentuar argjentinas, Alvarez dhe djaloshi nuk gabon përballë portierit kundërshtar. 10 minuta më pas, në të 26-tën, Cancelo ndëshkohet me kartonin e kuq. Pereira më pas shënoi golin e barazimit me 11 metërsh në minutën e 28-të.

Pjesa e dytë, edhe pse City ishte me 10 lojtarë, ka mundur të dominojë ndeshjen, por golin nuk po e gjente dot. Pas shumë përpjekjesh, Manchester City fiton një penallti në minutën e 95-të të shtesës dhe Haaland shënon golin e fitores./ h.ll/albeu.com

Shikoni golat


Shtuar 5.11.2022 18:06