Manchester City në avantazh ndaj Realit për shërbimet e Haaland

Manchester City ka kaluar në avantazh në garën për të nënshkruar me sulmuesin e Borussia Dortmundit, Erling Haaland, sipas “The Mirror”.

Paris Saint-Germain, Real Madridi dhe Liverpooli janë gjithashtu të lidhur me të ardhmen e 21-vjeçarit, i cili ka klauzolë lirimi prej 80 milionë euro në kontratën e tij.

Ish-ylli i Cityt, Alf-Inge Haaland, do të përfshihet më shumë në të ardhmen e djalit të tij, që do të thotë se kampionët e Premier Ligës janë në një pozicion të fortë për të finalizuar një marrëveshje gjatë afatit kalimtar veror. /albeu.com/


Shtuar 20.02.2022 14:04